Tregtia ilegale e ujit, ankohen banorët: Shqetësim publik

29/02/2016 00:00

Përmes rubrikës “Ti Raporto”, banorë të ndryshëm të Tiranës ngrejnë zërin për shqetësimin publik nga autobotet që shesin ujë.

Çdo ditë,  në mëngjes herët, këto mjete, me pajisje të forta zanore, janë shndërruar në një shqetësim madhor për banorët, për shkak të ndotjes së madhe akustike që prodhojnë. “U jemi drejtuar në mënyrë sistematike komisariateve të policisë për të ndërhyrë, por asnjë masë nuk është marrë”, thonë banorët.

Ata theksojnë se është i rrezikshëm lejimi këtij aktiviteti pasi askush nuk e di se ku furnizohen këto autobote, dhe çfarë parametrash ka uji që ata shesin. Veç këtij problemi ata thonë se ndotja akustike në orë të ndryshme të dites, duke filluar që në orët e para të mëngjesit deri në mbremje, janë shndërruar në makth. Banorët kanë identifikuar edhe targat e autoboteve, të cilat thone se ia kanë dërguar edhe policisë.

Top Channel