Akreditimi, Rama: Marrëveshja garanton standardet

29/02/2016 00:00

Ministria e Arsimit nënshkroi marrëveshjen me kompaninë britanike për procesin e vlerësimit të universiteteve, publike dhe private. Reforma e nisur në sistemin arsimor vijon me këtë proces.

Kryeministri Edi Rama risolli edhe njëherë në kujtesë gjendjen në të cilën qeveria e tij e gjeti  arsimin e lartë dhe reformat e ndërmarra. Kryeministri Rama theksoi dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, agjencia britanike e sigurimit të cilësisë, do të në mundësojë që të kemi një pasqyrë besnike vlerësimi dhe certifikimit të cilësisë të integruar me të njëjtat standarde dhe procedura për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qofshin të financuara nga shteti, qoftë të financuara nga privatët”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

E në kuadër të arsimit, Rama nuk i shpëtoi dhe përfshirjes në debatin Britani – BE.

“Ne nuk dimë ndonjë vend me të bekuar për të kërkuar një vlerësim të paanshëm, objektiv dhe të barabartë sesa Britania e Madhe. Unë jam i bindur që Brukseli nuk mendon njësoj, por kjo është një çështje tjetër”, deklaroi kryeministri.

Top Channel