
Avokati i Popullit Igli Totozani i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të përgatiten dhe të marrin të gjitha masat për respektimin dhe garantimin, sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, referuar dhe situatës së krijuar me refugjatët në shtetin fqinj, Greqi
“Ky është një nga ato momente, ku shoqëritë dhe individët vihen në provë për ndjenjat e tyre të solidaritetit dhe humanzimit”, shprehet z. Totozani, duke vlerësuar se “Shqipëria është një shoqëri e civilizuar dhe demokratike, e hapur për të ndihmuar njerëzit që i largohen vuajtjeve”.
Z. Totozani, thekson se edhe Policia e Shtetit duhet të realizojë rolin e saj si mbrojtëse dhe garantuese e sigurisë dhe të drejtave të njeriut, në rastin e një fluksi migrator përmes Shqipërisë. Policia, tha ai, duhet të pengojë dhe godasë çdo tentativë për trafikim të qënieve njerëzore.
Top Channel