Një vit pas përmbytjeve, Lu dhe Rama në Fier: Fonde për fermerët

24/02/2016 19:10

Qeveria së bashku USAID kanë bashkuar forcat duke mbështetur me 750 mijë dollarë fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve.

Serat e luleshtrydheve, që cilësohen si ari i kuq, një vit më parë u përmbytën. Situatën sot e panë ambasdori Donald Lu dhe kryeministri Rama.

“Ministri Panariti më tha të hënën se qeveria po ia kalon bashkive përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. Ne e mbështesim plotësisht këtë nismë dhe i bëjmë thirrje qeverisë t’u japë atyre jo vetëm autoritetin, por edhe burimet teknike dhe monetare, që ta zgjidhin këtë problem. Reforma territoriale dhe administrative kishte për qëllim të përmirësonte sigurimin e shërbimeve në nivel lokal”, tha ambasadori Lu.

Pas përmbytjeve dhe rikthimit në normalitet, tha kryeministri, rekuperimi i dëmeve tashmë është një premtim i mbajtur. Sfida e radhës, sipas tij, është çuarja përpara e projektit që marka “Made in Albania” të çertifikohet dhe të bëhet e besueshme ndërkombëtarisht.

“Dje unë u ktheva nga Londra ku bëmë dhe takimin në BERZH dhe kemi konfirmuar plotësisht vënien në dispozicion të fermerëve të një fondi prej 300 milionë eurosh në 3 vjet, që do të thotë se tanimë nuk është vetëm fondi i vogël për kërkesat e shumta i vënë në dispozicion nga qeveria nëpërmjet AZHBR, por është dhe ky fond që do të krijojë kushte për fermerët, për bujqit, apo për peshkatarët, që të marrin kredi në interesa shumë të ulëta, të cilat garantohen nga qeveria”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA