Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në vijim të qëndrimit të tij në Gjermani, ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me këshilltarët e kancelares Angela Merkel.
Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga zyra e LSI-së, sipas të cilit Manjani është takuar edhe me zyrtarë të Bundestagut.
“Biseduam për rritjen e bashkëpunimit politik dhe për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ka deklaruar Manjani, i cili ka saktësuar se një vend të veçantë në bisedime ka zënë edhe reforma në drejtësi.
“Reforma në drejtësi ka nevojë për konsensualitet. Kërkohet prezencë e privilegjuar e Gjermanisë në zbatimin e ligjit”, ka thënë Manjani.
Ministri i Drejtësisë ka shtuar më tej se, “qeveria shqiptare është e gatshme për të marrë pjesën që i takon për krizën e refugjatëve”.
Top Channel