Shqipëria do të rishikojë ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve duke bërë ndarjen mes plehrave dhe lëndëve të para për riciklim si plastikë, letër dhe metale me ngjyra. Ricikluesit thonë se mungesa e këtyre lëndëve po çon drejt një krize të thellë të industrinë e riciklimit.
“Riciklimi në vështirësi, mungesa e lëndëve të para në vend por dhe nga importi bën që të punojmë me jo më shumë se 30 % të kapacitetit”, tha Bardhyl Balteza, Shqata Shqiptare e Ricikluesve.
Përfaqësues të qeverisë dhe ligjvënës deklaruan se qeveria po përgatit një paketë që do t’i vijë në ndihmë sektorit.
“Qeveria po bën gati një paketë për ricikluesit e shqipërisë që shumë shpejt do të diskutohet me grupet e interesit”, tha Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
“Jemi po aq krenar që ligji i parë që miratuam ishte ai për të ndaluar importin e mbetjeve por kohët kanë ndryshuar edhe në kuadër të detyrimeve ndaj be duhet bërë ndarja mes plehrave..lëndëve për riciklim “, u shpreh Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
“Do të shihet mundësia që letra dhe plastika në morinë e importit të shihet edhe në bazë të studimeve ekonomike”, u shpreh Besnik Bare, deputet i PS-së.
Ricikluesit deklaruan se janë kategorikisht kundër importit të plehrave por kërkuan importin e lëndëve të para në përputhje me listën e gjelbër të Bashkimit Europian.
Top Channel