Maqellarë, banorët në protestë kundër HEC-eve
22/02/2016 16:35
Banorët e luginës së Drinit të Zi kanë protestuar këtë të hënë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në zonen ku ata kanë tokat.
Banorët janë mbledhur në qendër të Maqellarës duke shprehur shqetesimin e tyre se, tokat e tyre janë të paregjistruara, por të trashëguara brez pas brezi.
Tre ditë më parë, zëvendësministri i Energjitikës, Ilir Bejtja mbajti një dëgjesë publike në Katudin e Ri për projektet, por protestuesit thanë se dëgjesa u bë me banorët e zonave që nuk përmbyten.
Banorët thanë se nuk do lejojnë asnjë projekt ndërtimi nëse nuk sqarohet gjithçka që lidhet me përfitimet dhe humbjet nga ky projekt.
Top Channel