Londër, grabitësi kapet “live”. Kamerat në banesë regjistrojnë hajdutin shqiptar

17/02/2016 12:30

Një emigrant i paligjshëm nga Shqipëria është kapur duke vjedhur banesën e një anglezi në Londër, pasi i zoti i shtëpisë kishte instaluar kamera me “wi-fi”, që ai i shikonte në celularin e tij. Pronari ka mundur të pikasë vjedhjen që po ndodhte në kohë reale, ndërkohë që ai ishte me pushime me familjen e tij në Francë.

Dorian Puka, 21 vjeç, pa dokumenta të rregullta, u filmua ndërkohë që po hynte me forcë në banesën e anglezit David Pearce, në jugperëndim të Londrës, në lagjen Tëickenham, përmes një kamere “wi-fi”. Pronari lajmëroi me telefon fqinjët për të larguar hajdutët nga banesa. Puka u kap nga policia në afërsi të vendit të vjedhjes, bashkë me një person tjetër i cili u largua nga banesa pas ardhjes së fqinjëve me një makinë BMW, e identifikuar nga targa e mbajtur shënim nga fqinjët.

Dorian Puka u dënua nga gjykata me 9 muaj burg për këtë vjedhje si dhe një tjetër të kryer një muaj më parë, po në perëndim të Londrës, ku kishte marrë sende me një vlerë prej 20 mijë sterlinash, por kishte lënë pas një dorashkë të përdorur në plaçkitjen e banesës.

Dorian Puka do të deportohet në Shqipëri pas dy muajsh nga Home Office, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për rikthimin në vendlindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA