Fishekë mangut në inventar, arrestohet inspektori kufitar

17/02/2016 10:40

Një inspektor i policisë kufitare është arrestuar pasi i mungonin plot 12 mijë fishekë në inventar.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Përparim Dautaj, magazinier dhe instruktor qeni në stacionin e policisë kufitare Qafë Prush në Kukës. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Pas hetimit disa mujor të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, inspektorit Dautaj i mungonin në inventar sasia e fishekëve që kapte vlerën e 600 mijë lekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA