Kanali BBC 3 ka transmetuar natën e tij të fundit si një kanal televiziv, pasi tashmë do të transmetohet vetëm online.
Programet dhe përmbajtjet e tjera si animacioni dhe filmat me metrazh të shkurtër tashmë do të jenë në dispozicion të shikuesve në faqen e internetit të kanalit dhe në BBC iPlayer.
Rrjeti mediatik britanik ka postuar tashmë një video në YouTube, ku u bën mirëseardhjen shikuesve në platformën e re.
Lëvizja në versionin online ishte propozuar për herë të parë në vitin 2014 dhe ishte aprovuar nga bordi i BBC në nëntor.
Bordi vendosi se kalimi i kanalit online përbënte një vlerë publike për faktin se, të rinjtë sot preferojnë të shohin më shumë televizor online sesa në formën standarde.
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall deklaroi se lëvizja do t’i kursejë koorporatës 30 milionë stërlina.
Por plani ka hasur në një kundërshtim, pasi rreth 300 mijë persona kanë firmosur një peticion për të vazhduar transmetimin në televizor.
Top Channel