“Shkelje e rëndë e armëpushimit”/ Sërish tensione në Rripin e Gazës, Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme ndaj Hamasit Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si një humbje të madhe për vendin vdekjen e Antonin, anëtarit të Gjykatës Supreme Amerikane, i cili e mbajti këtë post për 30 vite me radhë që pas emërimit nga ish-Presidenti Ronald Reagan. Homazhe të shumta janë mbajtur për të nderuar figurën e tij.
Presidenti Obama vlerësoi Scalian si një “mendje juridike të shkëlqyer”, i cili ishte “një nga figurat ligjore me mendjendritura të kohës sonë” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Por, pavarësisht opozitës së madhe nga republikanët e Senatit, Barack Obama ka deklaruar se vetë ai do të emërojë dikë për të pasuar të ndjerin Antonin Scalia në Gjykatën e Lartë.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, bllokimi i zëvendësimit të Scalias, rrezikon minimin e themelit të demokracisë amerikane. “Kam planifikuar të përmbush përgjegjësitë e mia kushtetuese duke emëruar një pasues në kohën e duhur”, tha ai.
Posti i Antonin Scalias ka një peshë të madhe pasi përcakton në anxhendën e Gjykatës çështje që variojnë nga reforma e emigracionit dhe ndryshimet klimatike, kontrolli i armëve apo dhe çështje sociale si aborti.
Në moshën 79-vjeçare gjyqtari Scalia humbi jetën nga shkaqe natyrore në një dhomë hoteli gjatë qëndrimit në një vendpushim në Teksas. Antonin “Nino” Scalia, zyrtarisht i quajur “gjyqtari i parë italiano-amerikan në Gjykatën Supreme”, do të njihet si një zë i fuqishëm i konservatorëve të Amerikës dhe gjyqtari më i vlerësuar nga republikanët.
Top Channel