Nigeri, kamikazja heq dorë nga ‘misioni’: Ishte babai im
13/02/2016 08:45
Të paktën 60 persona janë vrarë pas të tjera sulmeve nga dy kamikazë të Boko Haram në veri të Nigerisë.
Sipas burimeve lokale të lajmeve, në fakt, bëhej fjalë dhe për një kamikaz të tretë, një vajzë që ishte gati të shëprthente, por hoqi dorë në momentin e fundit nga ‘misioni’ i saj.
Mediat raportojnë se ajo kishte njohur të atin mes njerëzve që e rrethonin. Kështu që kishte vendosur të ndalte në minutën e fundit. E pyetur nga forcat e rendit, vajza ka dhënë informacione për disa sulme të tjera të mundshme.
Top Channel