Izraeli nuk vonon pas akuzave ndaj Hamas për shkelje të armëpushimit, kryen 3 sulme ajrore në veri të Gazës Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar se ka ndërmend të rimarrë nën kontroll “të gjithë vendin”.
Në një intervistë të rrallë, Assad tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se mposhtja e rebelëve mund të kërkojë pak kohë për shkak të përfshirjes së fuqive rajonale.
Deklarata e tij vjen pak pasi fuqitë botërore ranë dakord për të çuar përpara armëpushimin për një periudhë 1-javore.
Assad deklaroi se do të vazhdojë të luftojë terrorizmin paralelisht me gjithë proceset ndërkombëtare që do të zhvillohen për arritjen e paqes.
Ai theksoi se, “forcat qeveritare do të vazhdojnë të përpiqen për të rimarrë të gjithë Sirinë, pa asnjë hezitim”.
“Por përfshirja në konflikt e fuqive rajonale do të thotë se zgjidhja do të kërkojë kohë dhe do të ketë një kosto të madhe”, tha Assad.
Presidenti sirian hodhi poshtë akuzat e bëra së fundmi nga Kombet e Bashkuara ndaj qeverisë së tij për krime lufte.
Në një raport për Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, qeveria siriane akuzohet për krime lufte, por edhe rebelët nuk përjashtohen nga mundësia që të kenë kryer krime të tilla.
Por presidenti Assad i cilësoi akuzat si “politike” dhe tha se, “hetimet e kryera nuk kanë treguar asnjë provë” për këto pretendime.
Top Channel