Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre
Zyrtarët më të lartë të inteligjencës amerikane thanë se Shteti Islamik do të tentojë të kryejë sulme në SHBA gjatë këtij viti dhe se ky grup terrorist po inflirton njerëzit e tij mes refugjatëve që largohen nga Siria dhe Iraku.
Lejtnant Gjeneral Vincent Stewart, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha se Shteti Islamik do të tentojë bëjë sulme në Europë, ku gjeografikisht e ka më të lehtë të mbërrijë., por gjithashtu edhe në SHBA gjatë 2016-s.
Në të njëjtin kuadër, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper tha se ekstremistët e dhunshëm janë aktivë në 40 vende dhe aktualisht ka më shumë territore të sigurta për ta se kurrë më parë në histori.
Clapper paralajmëroi se Shteti Islamik dhe 8 degët e tij janë kërcënimi kryesor terrorist dhe ata po përdorin eksodin e refugjatëve që të fshehin njerëzit e tyre mes turmave për të mbërritur në vende të tjera.
Agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se Shteti Islamik ka marrë kontrollin e zyrave shtetërore në Siri ku prodhohen pasaporta dhe kanë në duar teknologjinë e nevojshme për t’i printuar ato për njerëzit e tij.
Zyrtarë amerikanë thanë se thuajse 60 persona që kishin lidhje me Shtetin Islamik u arrestuan në SHBA gjatë 2015-s, diçka që nënvizon qartësisht kërcënimin që përbën ky grup terrorist.
Ndërsa, Shteti Islamik cilësohet si kërcënimi kryesor, James Clapper tha se gjatë vitit 2016 pritet që edhe Al-Qaeda të fitojë terren. Sipas tij, Al-Qaeda me bazë në Jemen dhe fronti Al-Nusra në Siri janë degët më të afta të organizatës terroriste Al-Qaeda.
Top Channel