SHBA, Obama prezanton buxhetin e vitit 2017

10/02/2016 00:00

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka bërë publik buxhetin për vitin 2017, të miratuar së fundmi nga Shtëpia e Bardhë.

Prioritet i buxhetit mbetet financimi i luftës kundër Shtetit Islamik dhe mbështetja e shtresës së varfër në Amerikë.

Ndonëse është kritikuar tepër vitin e fundit në Kongres, pasi republikanët e akuzojnë Obamën se nuk i jep prioritet çështjeve të tjera si edukimi apo drejtësia, kjo tregon se Barack Obama nuk e ka ndryshuar aspak orientimin e politikës së tij fiskale.

“Ky dokument do të jetë vizioni ynë i fundit”, tha Joel Friedman, nënkryetar i politikës fiskale federale në Qendrën e Buxhetit dhe Politikave Prioritare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA