Ajo që bashkon Donald Trump me Bernie Sanders, përveç fitoreve në kampet respektive në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, është vendlindja dhe…asgjë më tepër.
Dy njujorkezët triumfuan përballë rivalëve të tyre duke treguar edhe njëherë se mbeten emrat kryesorë për të qenë kandidatë përfundimtarë në zgjedhjet e vjeshtës për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Por ku qëndrojnë ata në krahasim me njëri-tjetrin? BBC ka sjellë ndryshimet mes Trump, një miliarder që premton “ta bëjë Amerikën të madhe sërish” dhe senatorit të Vermontit, një socialist.
***
Ja një pjesë e atyre që thanë në New Hampshire:
Donald Trump pas fitores në New Hampshire: Faleminderit New Hampshire . Së bashku do të bëjmë gjëra të mira, shpejt dhe me vendosmëri dhe bota do të na respektojë ne sërish.
Bernie Sanders pas fitores në të njëjtin shtet: Të pasurit dhe korporatat e mëdha në këtë vend do të nisin të paguajnë taksat që u takojnë me ndershmëri.
Donald Trump: Unë e uroj Bernie-n. Duhet ta urojmë atë. Mund të mos na pëlqejë, por ne e urojmë”, tha republikani.
Bernie Sanders: Duhet t’i bëjmë të qartë klasës së miliarderëve, që përbëjnë 1 përqind të popullsisë, se nuk mund të marrin gjithçka.
Donald Trump: Ai do të rrëzojë vendin tonë, do të shesë vendin tonë, por ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë.
Bernie Sanders: Do të vendosim një taksë mbi spekullimet në Ëall Street.
Donald Trump: Do të rindërtojmë ushtrinë tonë. Do të jetë aq e madhe, aq e fortë, aq e fuqishme…
Bernie Sanders: Do të bëjmë falas arsimin publik nëpër kolegje dhe universitete.
Donald Trump: Do të jem presidenti më i madh i punësimit që Zoti ka krijuar ndonjëherë.
Bernie Sanders: Nisur nga kriza e thellë që ka goditur vendin tonë, është shumë vonë për të njëjtën klasë të vjetër politike.
Kaq mjafton për të kuptuar se politikat dhe programet e dy kandidatëve ndryshojnë si nata me ditën.
Top Channel