Për të shënuar Vitin e Ri Kinez, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka një njoftim të rëndësishëm. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë publikuar emrin kinez të vajzës së tyre.

Në një video të shpërndarë në fundjavë, Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij priscilla Chan thonë se emri kinez i vajzës së tyre Max, është Chen Mingyu.

“Chen është pas mbiemrit të nënës së saj dhe Mingyu përfaqëson shpresën tonë për në të nesërme më të shndritshme për botën”, ka thënë Zuckerberg kur ka bërë të ditur vendimin në gjuhën Mandarin.

Top Channel