Bllokohet sërish Kapshtica, pala greke njofton me vonesë

09/02/2016 11:20

Dogana e Kapshticës do të bllokohet sërish këtë të martë, prej orës 11.30 deri në orën 18.00, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Pas ankesave të një dite më parë të qytetarëve, se nuk ishin njoftuar për ndërprerjen e punës, policia e Korçës sqaron se në çdo rast, ashtu si dhe ditën e sotme, njoftimi nga pala greke është bërë vetëm pak minuta para ndërprerjes së punës.

Prej disa kohësh, dogana e Kapshticës ka punuar me orare jo të rregullta, për shkak të protestave të fermerëve matanë kufirit.

Edhe pse të dielën pala greke njoftoi se nuk do të ketë më ndërperje të punës, duket se tashmë nuk ka një datë të saktë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA