Vogëlushja 14-muajshe, fenomen në “snowboard”

03/02/2016 13:45

Teknologjia dhe interneti na mundësojnë imazhe të të gjitha llojeve të cilat bëjnë xhiron e botës në vetëm pak sekonda. I tillë është rasti i vogëlushes Sloan Henderson, e cila edhe pse vetëm 14-muajshe është në gjendje që të rrëshqasë mbi borë me “snowboard”.

Prindërit e Sloan, Keti dhe Zakaria Henderson, e çuan vogëlushen e tyre në Park City Mountain vetëm pak ditë pas hedhjes së hapave të parë të saj, ku u duk shumë e familjarizuar me “snowboard”-in.

“Jemi shumë krenarë për të. Jam pak xheloze sepse unë nuk kam mundur të ambientohem me botën e sportit kaq shpejt”, thotë nëna e vogëlushes.

Ketie Henderson më pas deklaroi se dëshiron që vajza e saj të argëtohet në ajër të pastër dhe jo të qëndrojë e fiksuar pas një iPad-i apo televizori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA