Pr.ligji i sigurisë publike prezantohet në Kom. e Ligjeve

26/01/2016 12:35

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin e ri për sigurinë publike.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve të këtij komisionit, ministri i Brendshëm mbrojti projektligjin duke deklaruar se ai rrit forcën parandaluese të Policisë së Shtetit.

Tahiri deklaroi se projektligji nuk ka efekte financiare për buxhetin e shtetit.

Një ditë më parë, ky projektligj i prezantua nga ministri i Brendshëm në Komisionin e Sigurisë, ku u kundërshtua nga përfaqësuesit e opozitës.

“Ky ligj ka ardhur si një pretekst për të justifikuar dështimet e strukturave të Policisë së Shtetit deri tani”, deklaroi deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Pr.ligji detyron institucione e subjekte publike e private që të vendosin kamera në ambjentet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA