“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Marvin Minsky, një prej pionerëve të inteligjencës artificiale ka ndërruar jetë nga hemorragjia celebrale në moshën 88-vjeçare.
Matematicieni dhe shkencëtari kompjuterik ishte një nga ekspertët më të mirë të inteligjencës artificiale. Si student, ai ndërtoi makinerinë e parë të mësimit me rrjet nervor, duke përdorur tuba vakumi.
Më 1959, bashkë me John Mc Carthy ai themeloi laboratorin e inteligjencës artificiale të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts. Idetë e profesor Minsky janë të përhapura dhe zbatuara në një sërë fushash, gjuha kompjuterike, matematika dhe robotika.
Libri i tij i 1985, “Shoqëria e mendjes” konsiderohet si një dokument pune në eksplorimin e ndryshimeve në mekanizma që ndërvepron në inteligjencë dhe mendim. libri i tij i fundit “Makina emocionale” ofron një model të ri se si punon mendja.
Top Channel