Një vizitë tek Papa e më pas në takim me kryeministrin Matteo Renzi. Ky është programi i vizitës së administratorit të Apple, Timo Cook në Romë.

Ai do të diskutojë me Renzin hapjen e Qendrës së parë të programuesve për aplikacionet në Europë, që do të jetë në Napoli.

Investimi i kompanisë së Kupertinos do të hapë 600 vende pune. Kjo strukturë do t;u japë studentëve kompetenca praktike dhe formacione të zhvillimit të aplikacioneve për iOS, sistemi operativ në pajisjet e kompanisë kalifornane.

Top Channel