Gjashtë ekspertët e Komisionit të Venecias, të mbërritur në Tiranë një ditë më parë, kanë nisur paraditen e së enjtes takimet me aktorët kryesorë të reformës në drejtësi.
Ekspertët e Venecias janë takuar fillimisht me ekspertët e Nivelit të Lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015. Ekspertët e Nivelit të Lartë, hartues të projektit të ndryshimeve kushtetuese, kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor.
Në mesditë gjashtë ekspertët e Venecias kanë pasur edhe një drekë pune me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ndërkohë që pasdite është programuar takimi me Ministrin e Drejtësisë si dhe me përfaqësuesit politik dhe grupin e ekspertëve të opozitës.
Të premten, në përmbyllje të axhendës së tyre Grupi i Reporterëve të Komisionit të Venecias, në ora 19.00 do të ketë një konferencë për shtyp.
Top Channel