Sfida e zhvendosjes së fëmijës në dhomën e tij

20/01/2016 18:50

Një nga sprovat më të mëdha të prindërimit të hershëm është zhvendosja e fëmijës në dhomën e tij. Disa, sapo marrin vendimin kanë menjëherë sukses, disa jo. Megjithatë, askush nuk jep receta të sigurta për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Orjola Pampuri, edhe pse psikologe në profesion, ka pasur gjithashtu sfidat e saj në këtë vendim.

“Me të mqadhin e kisha pak vështirë. ishte fëmija i parë dhe shkëputja ishte pak më e vështirë. fëmijët kanë atë përiudhën e lidhjes së fortë me nënën dhe është ajo vështirësia e shkëputjes. Faktikisht e përjetova edhe unë. Kisha merakun që nuk do ta kisha pranë gjatë natës, kur hapja sytë doja të shikoja, ta mbuloja dhe ta prekja”, rrëfen Orjola.

Vendosja e fëmijës në dhomën e tij nuk është proces, rezultatin e të cilit e sheh në një ditë, madje, plot prindër dështojnë. Orjola tregon sesi e ndihmoi ajo veten dhe djalin e madh ta kalonin me sukses këtë fazë.

“Në moshën 1 vjeç e gjysmë e shkëputëm totalisht. Ai flinte në një dhomë më vete. Filluam që në periudhën 6-7 mujore. Gjatë ditës e linimin në dhomën e tij dhe gjatë natës e mbanim në dhomën tonë. Në periudhën që mbushi një vjeç e gjysmë e vendosëm në dhomë. Nisi të ishte pak më i qetë. Me të dytin ishte fare më e thjeshtë. E kemi çuar edhe më shpejt me idenë që ishte me dikë tjetër në dhomë, ishte me të vëllain. Ndjehej më mirë. E kishte edhe vëlla edhe shok”, shton ajo.

Dhe një nënë psikologe e di me siguri sesi i ndihmon palët kjo zgjedhje, që sa më herët të bëhet, aq më mirë është për të gjithë.

“Fakti që fëmijët flenë në dhomën e tyre i bën ata më të pavarur, por ndikon edhe në privatësinë e çiftit. Zakonisht ndodh që pas lindjes së një fëmije çifti humbet atë lidhjen sepse nëna lidhet fort me fëmijën dhe nuk ka më një çift”, shpjegon Orjola.

Pa mamin dhe babin, në dhomën-oaz të tyre, Endi dhe Kevin kalojnë kohë të gjatë me njëri tjetrin, në zbavitje, edukim dhe të pavarur nga nevoja për t’i vëzhguar dikush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA