Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të mos paraqitet me veshje të bardhë, ashtu siç e ka kreu i Vatikanit.
Por nga ky rregull strikt i Papatit bëjnë përjashtim shtatë femra, mes të cilave edhe Princesha Charlene e Monakos.
E shoqëruar nga bashkëshorti 57-vjeçar, Charlene kreu vizitën e katërt zyrtare në qytetin e Vatikanit.
Charlene dhe Albert u pritën nga Papa Françesku në një audiencë private në Vatikan.
I quajtur “il privilegio del bianco” në italisht dhe “le privilege dy blanc” në frëngjisht, veshja e bardhë në takime me Papën u lejohet vetëm shtatë personave në botë dhe që të gjitha ato janë mbretëresha ose princesha katolike.
Lista nis me Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Mbretëreshën Paola të Belgjikës, Grand Dukeshën Maria Teresa e Luksemburgut, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbretëresha Leticia e Spanjës dhe Princesha Marina e Napolit.
Për të gjitha femrat e tjera, kodi është strikt; ato duhet të vishen me fustan të gjatë kryesisht ngjyrë të errët dhe mbi supe dhe kokë të kenë një mantel të zi.
Top Channel