Zbulohet krokodili me përmasat e një autobusi

14/01/2016 17:20

Një specie e re e krokodilëve detarë u zbulua në Tunizi. Besohet se ka jetuar 130 milionë vite më paë, në nisje të periudhës së quajtur Kretaceus.

Në atë kohë, sipas shkencëtarëve, dinozaurët mbretëronin në tokë, ndërsa reptilët gjigantë në dete.

Bishës së zbuluar, grupi i shkencëtarëve i ka vënë emrin që meriton; Machimosaurus rex, e përkthyer në shqip, “Mbreti lizard”.

Nga ajo që ka zbuluar grupi i studiuesve, M-rex ka qenë rreth 10 metra i gjatë, thuajse sa gjatësia e një autobusi. Vetëm kafka e tij është 1.6 metra e gjatë.

Këto përmasa e bëjnë këtë krokodil më të madhin të grupit “thalattosuchian”, që i referohet një grupi të zhdukur krokodilësh detarë, “kushërinj” me krokodilët modernë.

“Mund të shqyente gjithçka që i dilte përpara”, thotë Federico Fanti, profesor i Universitetit të Bolonjas dhe udhëheqës i studimit.

“Nuk ka pikë dyshimi se kur bëhej fjalë për ushqim, kjo kafshë nuk bënte pjesë tek grupi i kafshëve ‘me naze’. Çfarëdo që përfundonte pranë nofullave të saj, shqyhej”, shton ai.

Fanti deklaron se ky zbulim mund të ndryshojë qëndrimin rrënjësisht mënyrën sesi studiojmë sot periudhën tranzitore mes periudhës Jurassic dhe Cretaceous, ku sugjerohet se pati një shfarosje globale të gjallesave.

“Ky zbulim e rrëzon këtë pretendim. Shumë reptilë të tjerë ishin zhdukur në përfundim të periudhës Jurassic. M-rex duket se ka jetuar edhe 20 milionë vite më vonë”, thotë Fanti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA