Që prej neandërtalit njerëzimi ka evoluuar duke mbërritur në formën dhe tiparet që kemi sot dhe nëse nëse teoritë e shkencëtarëve mbi evoluimin i marrim të mirëqëna, atëherë tri janë ndryshimet që na presin.

Bëhet fjalë për ndryshime fizike për t’iu përshtatur mjedisit të ri, siç mund të jetë Toka e mbuluar nga uji pas mijëra vjetësh si pasojë e ngrohjes globale, në një tjetër planet ose pas një epoke akullnaje.

Parashikimet janë vepër e profesorit paleoanthropolog, Mattheë Skinner i Universiteti të Kentit. Në realizimin e punës së tij, ka ndihmuar artisti Quentin Devine.

Profesor Skinner thotë se disa ndryshime të mëdha mund të ndodhin për t’iu përshtatur mjedisit në rastin e një planeti të zaptuar nga uji. Gishtat e këmbëve dhe të duarve do të bashkoheshin përmes një lëkure duke ndihmuar në notim. Do të shndërroheshim pak a shumë në amfibë. Skinner thotë se geni përgjegjës për lidhjen e gishtërinjve me lëkurë është prezent sot tek shumë njerëz, ndërsa sa u takon karakteristikave të tjera të amfibëve, ai deklaron se do të duhen qindra-mijëra vite që të përftohen.

“Natyra do të bëjë seleksionimin e saj dhe nëse do t’i mbijetojmë, atëherë edhe mund të modifikojmë vetë kodin gjenetik”, thotë profesor Skinner.

Një tjetër skenar i parashikuar prej tij është jetesa në një planet tjetër. Ai thotë se trupit të njeriut do t’i duhet të përshtatet me një gravitet më të ulët. Kjo do të thotë këmbë më të shkurtra dhe duar më të gjata. Gjithmonë sipas profesor Skinner, njeriu mund të humbasë dhëmbët, të paktën në formën që njohim sot dhe kjo do të rezultojë në një fytyrë më të vogël pë të.

Në skenarin e tretë, atë të një epoke të dytë akullnaje, Skinner thotë se kësaj epoke do t’i mbijetojnë vetëm organizmat më të fuqishëm, me imunitet më të fortë çka do të rezultojë në një fizik me përmasa të mëdha, me më shumë qime trupore dhe ngjyrë të lëkurës dhe të qimeve të hirtë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA