Frigoriferë dhe lavatriçe smart që ndërveprojnë me njeriun janë prezantuar nga LG në Las Vegas, Panairin e Elektronikeve për Konsumatorët.

Firma teknologjike është ndër të parat që zbuloi planet e saj për 2016, mes të cilave dhe serinë e re premium të quajtur “Signature”. Lavatriçja e re ka dy zona të ndara, duke u dhënë mundësi përdoruesve të lajnë rroba të ndryshme në të njëjtën kohë.

Ajo mund të lidhet gjithashtu edhe me smartphone, i cili ju lajmëron se kur ka mbaruar procesi i larjes.

“Principi që na udhëheq është të jemi të sigurtë se thelbi i produktit tonë është ruajtur nga brezi i ideve deri tek eksperienca e përdoruesit. LG Signature është mishërii i çdo gjëje që është e rëndësishme për LG,     dhe ne shpresojmë të zbatohet filozofia e konsumatorit që vlerëson produktet e mëdha nga firma të fuqishme”, ka thënë Brian Na i LG-së.

Ndërsa frigoriferi i ri LG Signature ka një derë brenda derës që bëhet transparente kur troket mbi të, si dhe një sensor që hapet automatikisht kur dikush kalon afër frigoriferit.

Firma koreane nuk ka konfirmuar ende çmimet, por thotë se shitja e produkteve do të nisë në mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA