Korçë, i arrestohet djali; shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Podgorie

10/01/2016 10:25

Kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, një person me precedentë të rëndë kriminalë për “vrasja me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, është shpallur në kërkim pas kapjes në flagrancë të djalit të tij me drogë e municione.

Blutë e qytetit juglindor bënë me dije se u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Mali i Thatë”, si rezultat  i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Orlind Pilinçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, Arben Pilinçi, 44 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 70 gr kanabis, një pistoletë TT me 6 fishekë, 32 fishekë luftarakë të kalibrit 9 mm si edhe armë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA