Nxënësi në emigrim, mësuesi e regjistron si frekuentues të shkollës
06/01/2016 10:00
Një mësues i një shkollë 9-vjeçare të Mirditës është ndaluar nga policia në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve shkollore.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se mësuesi i shkollës së Kolshit, Zef Nikolli. 61 vjeç, kishte regjistruar si një nxënës që frekuentonte shkollën një 17-vjeçar që ishte larguar jashtë Shqipërisë.
K. S., 17 vjeç nxënës në këtë shkollë ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë më 1 prill të 2015 dhe nuk është kthyer akoma në Shqipëri. Por ai rezulton i regjistruar në regjistrin përkatës si nxënës që frekuenton rregullisht shkollën.
Nga hetimet rezulton se përgjegjës për këtë është mësuesi Nikolli. Rasti është denoncuar në Komisariatin Dixhital.
Top Channel