Zjarr në një kopësht në Tiranë, evakuohen 150 fëmijë

05/01/2016 14:25

Kopshti shtetëror nr. 45 pranë zonës së Selitës në Tiranë është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, është bërë e mundur nxjerrja nga kopshti i 150 fëmijëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Hetimet e para bëjnë të ditur se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, duke djegur kabujt në mjedisin e brendshëm të kopshtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA