Duhen ende 9 muaj deri në publikimin zyrtar prej Apple, por kjo nuk ka penguar faqet e internetit dhe forumet kushtuar enkas teknologjisë që të hamendësojnë sesi mund të jetë iPhone 7.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë me dhjetra hipoteza, disa anojnë më shumë nga absurditeti, por ka edhe të tjera të mbështetura në studime të mirëfillta bazuar në evoluimin e këtyre pajisjeve të Apple.

Njëri prej këtyre është parashikimi i Martin Hajek, një prej emrave më të përfolur të momentit në botën e rrjetit kushtuar teknologjisë. Në forumin e tij, ai thotë se iPhone 7 do të ketë një pamje pothuajse si 6 dhe 6S, por një bateri 13 përqind më të fuqishme, pra 3100 mAh dhe një procesor gjithashtu më të fuqishëm.

Një tjetër risi është edhe memoria e brendshme. Sipas Hajek, iPhone-t aktualë nuk bartin më shumë se 128 GB, ndërsa 7 do të vijë me një kapacitet deri në 256 GB.

Përmirësime të mëtejshme pritet t’u nënshtrohet edhe kamera, ku ekspertët thonë se Apple do të paraqitet me një sy më të fuqishëm se ai aktual për të qëndruar në pararojë të risive në këtë sektor. Ka nga ata që flasin për kamera të pajisur me dy objektivë, megjithëse e sigurtë është një lente e integruar në trup të telefonit.

Përflitet se ndërhyrje do të ketë edhe tek kufijet. Fisha e tyre do të hollohet akoma më shumë duke shkuar në 3.5 mm. Kjo do të nxirrte praktikisht jashtë funksionit 99 përqind të modeleve të hedhura në treg deri më tani, duke bërë që kufjet e iPhone 7 të jenë posaçërisht për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA