Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të shtune. Nje person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:25 minuta në segmentin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Mabe”.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Lancia”, me targa AA 479 KJ, me të cilin po udhëtonte shtetasi Dritan Lorenci, ish-punonjës i policisë rrugore, i cili ka mbetur i vdekur.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Ndërkohë, paraditen e kësaj të shtune një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Drisht, të ish-komunës Postribë, në Shkodër, ku dy vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç respektivisht, u ekzekutuan në distanca nga njëri tjetriu nga një person. Policia identifikoi pas disa orësh nga ngjarja autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë shtetasin Aleksandër Dushaj. Forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, të mbështetura me helikopter nga ajri, janë duke zhvilliuar një operacion për kapjen e përsonit që qëlloi për vdekje dy vëllezërit Shkami.
Top Channel