Izrael, ish-kryeministri dënohet me 18 muaj burg

29/12/2015 10:20

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është dënuar me 18 muaj burg pasi është shpallur fajtor për korrupsion.

Olmert u dënua me 6 vite burg në vitin 2014 nga një gjykatë e shkallës më të ulët, por Gjykata e Lartë e uli dënimin.

Prokurorët vërtetuan akuzat se Olmerti pranoi 150 mijë dollarë ryshfet nga një biznesmen amerikan. Ngjarja ka ndodhur kur ai ishte kryebashkiak i Jeruzalemit, para se të bëhej kryeministër në vitin 2006.

Olmert, i cili e la detyrën e kryeministrit në vitin 2009, do të jetë i pari ish-kryeministër i vendit që do të futet në burg. Dënimi i tij do të nisë në 15 shkurt 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA