Afganët reagojnë ndaj ISIS, ekzekutojnë me prerje koke 4 militantë

27/12/2015 19:00

Shteti Islamik prej kohësh ka nën kontroll sipërfaqe të mëdha në Irak dhe Siri, gjithashtu edhe në Libi, ndërsa së fundmi ka gjetur shtrirje edhe në Afganistan.

Gjatë kohëve të fund ka pasur përplasje mes militantëve të ISIS dhe grupeve afgane. Luftime të ashpra u zhvilluan këtë të shtunë në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, ku disa persona mbetën të vrarë, ndërsa 8 prej tyre u ekzekutuan me prerje koke, 4 nga radhët e afganëve dhe 4 nga militantët e ISIS.

Fillimisht militantët e ISIS ekzekutuan me prerje koke 4 afganë, të cilët i kishin marrë peng më parë dhe kokat e tyre i vendosën në gurë përgjatë një rruge. Më pas erdhi edhe reagimi i afganëve, të cilët bënë të njëjtën gjë në shenjë hakmarrje ndaj 4 militantëve të ISIS.

“Ne e dënojmë aktin. Kjo nuk është e pranueshme për të dyja palët”, tha një përfaqësues i milicisë afgane.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ISIS është shtrirë në katër rajone në Afganistan, ndërsa Nangarhar, ku ndodhën edhe ngjarjet e fundit, duket se është baza e tyre.

Ndërkohë, në provincën jugore të Helmandit, ku talebanët janë duke luftuar me forcat qeveritare për kontrollin e territorit, një bombë vrau një komandant të policisë lokale dhe dy truproja të tij, tha një zëdhënës i policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA