Në vitin 2016 rusët do të kenë shansin që të zgjohen çdo ditë me Vladimir Putin. Në Rusi sapo ka dalë në shitje një kalendar vetëm me fotografitë e shefit të Kremlinit dhe shitjet deri më tani rezultuan sipër pritshmërive.
Çdo muaj shoqërohet me një pozë të ndryshme të Presidentit Putin, por edhe me një thënie personale të tij.
Kalendari i përngjan një kameleoni pasi çdo muaj, 62 vjeçari shfaqet krejtësisht ndryshe, diku shumë serioz me veshje zyrtare e diku duke bërë palestër.
“Asnjë nuk do t’ja dalë të ketë një ushtri me superiore sesa Rusia”, thotë Putin. E ndërsa në një tjetër shprehje ai tregon për lidhjen e fortë që ka me qentë.
Kjo nuk është hera e parë që shefi i Kremlinit kthehet në një objekt marketingu, madje edhe shumë të suksesshëm.
Provë për këtë shërben parfumi që mban emrin “Liderët numër 1”, ku esenca e tij sipas krijuesve është frymëzuar tërësisht nga Vladimir Putin. E ëmbël por njëkohësisht shumë e fortë, thonë ata. Çmimi i parfumit është vetëm 57 paund.
Duket se rusët e kanë kthyer në kult figurën e Vladimir Putin. Portreti i tij gjendet shpesh i stampuar nëpër bluza, aksesorë apo suvenire. Gjithashtu veprimet e tij përmenden edhe nëpër tekste këngësh, kryesisht të muzikës rap.
Krahas Putinit, në tregun rus po ashtu mund të gjesh edhe kalendarë që kanë në qendër pikërisht diktatorin e Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin.
Top Channel