Moska identifikon përgjegjësit e rrëzimit të avionit rus në Egjipt

25/12/2015 17:35

Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Alexander Bortnikov ka deklaruar se Moska i ka identifikuar grupet që organizuan atentatin kundër avionit rus në Egjipt.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur tetorin e kaluar, kur nga shpërthimi në ajër i avionit gjetën vdekjen 224 persona, të gjithë shtetas rusë.

Lajmin për identifikimin e përgjegjësve e bëjnë të ditur mediat ruse, por për momentin Bortnikov nuk ka përmendur emra.

Në një revistë propagande xhihadiste, Shteti Islamik kishte publikuar foto të një mjeti shpërthyes, që ishte përdorur për të hedhur në erë avionin rus tip “Airbus”.

Ndërkohë, bashkë me administratën amerikane, qeveria ruse ka arritur një marrëveshje mbi grupet më të mëdha që duhet të konsiderohen “terroriste” në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA