Qeveria amerikane dhe ajo britanike paralajmërojnë mbi rrezikun e sulmeve ndaj perëndimorëve në kryeqytetin e Kinës, Pekin, në vigjilje të Krishtlindjeve, apo edhe në diten e festës vetë.
Zyrtarë të dy vendeve pohuan se kanë marrë informacione të besueshme për probleme të mundshme, sidomos në Sanlitun, një lagje e mbushur me dyqane e bare dhe tepër e frekuentuar sidomos nga të huajt. Këshilla të ngjashme u dhanë qytetarëve të tyre edhe ekzekutivi australian e ai francez.
Vetë policia e Pekinit e vendosi alarmin e sigurisë në qytet në nivelin e dytë, atë të verdhë, çka nënkupton shtim të kontrolleve në zonat tregtare dhe pikat e grumbullimit të mbeturinave në ambjentet publike.
Verifikimet në këto vende do të jenë çdo 30 minuta. Prania policore në Sanlitun sot është rritur ndjeshëm, ndërsa qendrat tregtare atje ruhen nga efektivë të armatosur.
Taikoo Li Sanlitun, i njohur dikur si fshati Sanlitun Village, u bë në muajin gusht skenë e vrasjes së një vajze të re kineze dhe plagosjes së bashkëshortit të saj francez.
Agresori e sulmoi çiftin me shpatë; ai ishte nga verilindja e Kines dhe pas arrestimit tha se, po kërkonte të godiste ndonjë shtetas amerikan.
Top Channel