Një gjykatë ruse ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj ish-bosit të naftës Mikhail Khodorkovsky në lidhje me vrasjen në vitin 1990 të një kryetari bashkie në Siberi.
Khodorkovsky jeton në mërgim në Europë që kur u fal nga presidenti Putin në vitin 2013, pasi kreu 10 vjet burg për evazion fiskal.
Së fundmi, ai ka thënë për BBC se po shqyrton mundësinë e aplikimit për azil politik në Britani dhe akuzoi autoritetet ruse se “ishin çmendur”.
Khodorkovsky akuzohet se ka urdhëruar persona në vartësi të tij të vrasin si kryebashkiakun, ashtu edhe një biznesmen që i mbijetoi atentatit.
Hetuesit besojnë se Vladimir Petukhov, kryetar i bashkisë së lokalitetit Neftejugansk u vra më 26 qershor 1998 pasi i kishte kërkuar kompanisë së Khodorkovskit të paguante disa taksa që i kishte shmangur.
Ndërsa biznesmeni Yevgeny Rybin besohet se u vu në shënjestër të miliarderit pasi aktivitetet e tij binin ndesh me ato të padronit të “Yukos”, thuhet në një deklaratë të Komitetit Investigativ të Rusisë.
Zoti Rybin i mbijetoi një sulmi me armë në nëntor të vitit 1998 dhe një sulmi të dytë në mars 1999, ku një person që ishte në makinë me të mbeti i vrarë e shumë persona të tjerë u plagosën.
Deri tani 5 persona janë gjykuar për sulmet në fjalë dhe urdhërarresti ka pak gjasa që të ketë efekt, përveç rastit nëse Khodorkovsky kthehet në Rusi.
Top Channel