Policia e Durrësit ka shoqëruar 46 persona lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e të dielës. Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj kanë qënë duke pirë kafe në një lokal dhe janë qëlluar sapo kanë hipur në mjetin tip “Furoistradë”.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur 33 gëzhoja model 56, të kalibrit 7.62 mm. Policia nuk ka ende një pistë zyrtare hetimi, teksa bën të ditur se 33-vjeçari Kodra ka qënë person me precedent penal të mëparshëm në krimin kundër personit dhe trafikun e drogës.
Hetimet intensive vijojnë në akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Mbrëmjen e të dielës, rreth orës 20:45, në rrugën “Egnatia” në qytetin e Durrësit u qëllua me armë zjarri mbi mjetin me targë, AA 292 IH, në pronësi të Ervin Kodrës. Për pasojë mbeti i vrarë drejtusi i mjetit, Ervin Kodra, 33 vjeç, dhe Endri Çaushaj, 25 vjeç nga Vlora.
Top Channel