Shkodër, ndalohet oficeri i Policisë Gjyqësore për korrupsion

21/12/2015 00:00

Oficer i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, Genc Filipi është ndaluar gjatë së hënës nga policia.

Mësohet se 42-vjeçari është ndaluar pas urdhrit të Prokurorit, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shkodrës ka ndaluar të hënën edhe shtetasin Prekë Molla, 49 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Genc Filipi parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Prekë Molla, parashikuar nga neni 244 i  Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA