Kanosën me armë zjarri, pranga dy të rinjve
21/12/2015 21:45
Dy të rinj përfunduan në prangat e Policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri një shtetas.
Të ndaluarit janë shtetasit Valment Pelivani, 24 vjeç dhe Bekim Zenollari, 32 vjeç.
Që të dy këta shtetas, dyshohet se në orët e mbrëmjes së të hënës kanë kanosur nën kërcënimin e armëve një person pranë një lokali në Rrugën e Kavajës.
Së bashku me dy të ndaluarit, policia sekuestroi edhe dy pistoletat që dyshohet se janë përdorur në kanosje.
Top Channel