Kelmend Ibrahimi, një person me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar paraditen e së dielës në periferi të Korçës. Operacioni “Stacioni i fundit” kishte nisur prej disa ditësh, por është arritur të finalizohet vetëm sot.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim që nga shtatori i 2013-spasi në rrugën “Gjergj Legisi” ka tentuar te vrasë me armë zjarri shtetasin Q. S .si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 31 vite burgim, për veprën penale të “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”.
Ibrahimi po tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër, mirëpo ka përfunduar në prangat e oficerëve të policisë kriminale të Komisariatit nr. 1.
Top Channel