Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit “Rusia nuk ka për qëllim të dëmtojë marrëdhëniet me popullin turk”, deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin, në vazhdën e përplasjeve me Ankaranë, pasojë e rrëzimit të avionit rus në kufirin turko-sirian.
“Dua ta përsëris edhe një herë se, turqit vet i konsiderojmë një komb miqësor, e nuk duam t’i ndërpresim marrëdhëniet me ta”, ishin fjalët e shefit të Kremlinit, të cituar nga disa agjenci ruse të lajmeve.
Problemi, – siç e parashtron Putin, – është udhëheqësia aktuale, të cilin nuk ngurroi sërish ta fshikullonte, duke kujtuar se “asgjë nuk është e përjetshme”, e për rrjedhojë, qeverisja aktuale e Turqisë s’ka sesi të jetë e tillë.
Ankaraja deri më tani është frenuar nga komentet, duke u mjaftuar vetëm me pohimet e kreut të ekzekutivit, Ahmet Davutoglu, që tha dy ditë më parë se qeveria turke nuk i merr seriozisht deklaratat e egra të Putinit dhe se ka zgjedhur të mos i përgjigjet me të njëjtën monedhë komenteve të tij fyese dhe jodiplomatike.
Mbase thjesht është nostalgjik për ditët e KGB-së, por KGB-ja ka shkuar me kohë; epoka e propagandës së stilit sovjetik ka marrë fund dhe për çdo deklaratë që bën, bota e qesëndis me sarkazëm të thellë.
“Ne s’kemi sesi ta marrim seriozisht”, – u tha Davutoglu reporterëve pas kthimit nga Brukseli, ku kishte marrë pjesë në një samit me 8 krerë të bllokut europian. Një ditë më parë, ndërkohë, kryeministri turk e përshëndeti miratimin e planit të ri të OKB-së për paqen në Siri, si hap pozitiv drejt zgjidhjes së luftës së gjatë dhe të kushtueshme civile, përmes diplomacisë.
Megjithatë, ai theksoi se rezoluta e miratuar njëzëri nga Këshilli i Sigurimit nuk ofron mbrojtje për popullin sirian, i cili, në këto vite konflikti ka vuajtur së tepërmi nga mizoritë e Presidentit Bashar al-Assad.
Top Channel