Korçë, skemë mashtruese prej 1.5 milionë $; dërgohen për gjykim 7 persona

20/12/2015 15:10

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 7 persona dhe 4 kompani të administruara prej tyre, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 1.5 milionë dollarë. Bashkë me këta persona, është dërguar për gjykim edhe një inspektore e Tatimeve Korçë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Në qendër të kësaj skeme mashtruese qëndron shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Ky shtetas, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë krijuar disa kompani në të cilat kryenin shit-blerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se shtetasi Kapurani ka shitur në mënyrë informale rreth 45 mijë ton beton, si edhe mallra të tjerë, duke iu shmangur dukshëm detyrimeve tatimore.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Korçës akuzon për kryerjen e veprës penale të “krijimit të skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, (në bashkëpunim), të parashikuar nga neni 144/a-25 i Kodit Penal, shtetasit dhe kompanitë, si më poshtë:

1. Foto Kapurani, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”.
2. Vangjush Çerepi,  i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”
3. Sotiraq Beçi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, (në mungesë)
4. Jorgji Ziko, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në Burg”, (në mungesë)
5. Erion Berberi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”.
6. Arjan Seferi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”.
7. Dhimitri Metellari, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”
8. “KAPURANI VJARA”, shpk          
9. “BEÇI KOMPANI” shpk
10. “KAPURANI TRANS”, shpk
11. “FOUR BETON” shpk
12.  Donika Dimareli, e hetuar me masë sigurimi personal « Pezullimit të ushtrimit të një detyre ose funksioni publik », , me detyrë inspektore kontrolli në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA