Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
Ushtarë irakianë mund të jenë vrarë gjatë një sulmi ajror të koalicionit të drejtuar nga SHBA, kundër të ashtuquajturit grupi i Shtetit Islamik.
Këtë e bëri të ditur ushtria amerikane përmes një deklarate.
“Të dhënat paraprake sugjerojnë se një prej sulmeve tona ka rezultuar me vdekjen e ushtarëve irakiane”-thuhet në deklaratë.
Sipas komandës irakiane për operacionet e përbashkëta, një oficer dhe 9 ushtarë kishin vdekur ose ishin plagosur në incidentin e ndodhur pranë Fallujah-s.
Forcat irakiane janë angazhuar në luftime kundër militantëve në rajonin e Anbar-it. Njësitë ushtarake kanë avancuar drejt pozicioneve të ISIS-it në Fallujah por për shkak të motit të keq, nuk u mbështetën nga forcat ajrore irakiane.
Komanda irakiane, tha se forcat ajrore të koalicionit ndërmorën 2 sulme me kërkesë të autoriteteve të Irakut, duke u mundësuar ushtarëve të avanconin me shpejtësi duke zënë në befasi xhihadistë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se koalicioni kishte zhvilluar edhe një sulm të tretë pa marrë në konsideratë distancën e mbuluar, duke shkaktuar viktima edhe mes forcave irakiane. Sipas ushtrisë amerikane ky është incidenti i parë i raportuar i të ashtuquajturit zjarr miqësor, gjatë operacionit për largimin e militantëve nga rajoni i Anbar.
Top Channel