Pentagoni do të lirojë 17 të burgosur të Guantanamos

18/12/2015 13:25

Pentagoni planifikon të transferojë gjatë javëve në vazhdim 17 të burgosur të Guantanamos, lëvizje kjo që do ta tkurrte në 90 numrin e të ndaluarve në burgun amerikan në Kubë.

Sekretari i mbrojtjes, Ashton Carter e ka informuar tashmë Kongresin për këtë vendim. Ky raportohet të jetë transferimi më i madh i të burgosurve brenda një muaji të vetëm që prej 2007-ës.

Presidenti Barak Obama dëshiron ta mbyllë plotësisht burgun e shumëdiskutuar, që u ngrit gjatë luftës kundër terrorit në vitin 2002.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA