Shkodër, 4 të arrestuar për armë dhe drogë
17/12/2015 00:00
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 4 persona ditën e enjte pasi i është gjetur një pistoletë dhe kanabis në automjetin me të cilin ata po udhëtonin.
Mësohet se në aksin Kryebushat-Shkodër efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin tip “Audi” me targa AA 141 KK, që po udhëtonte nga Tirana në Shkodër, me drejtues shtetasin Rezart Gjergji dhe pasagjer shtetasit: Edmond Franja, Armaldo Kola dhe Albion Kola.
Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pistoletë tip “Berett”, një krehër me 8 fishekë, si dhe rreth 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Top Channel