Rusi, Kremlini: Piku i krizës ekonomike ka kaluar

17/12/2015 12:10

Në konferencën vjetore për shtyp në Moskë, Vladimir Putin deklaroi se kriza ekonomike e vendit ka arritur kulmin e saj, por u përpoq të siguronte se situata do të përmirësohet.

Ndërsa çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm, theksoi shefi i Kremlinit, industria përpunuese ka pasur një rritje të lehtë, ndërsa në bujqësi vihet re një ekuilibër tregëtar i shëndetshëm.

“Ekonomia jonë varet nga çmimet e naftës dhe gazit. Prisnim që Brenti të shitej 100 dollarë për fuçi, por çmimi i tij shkoi 50. PBB ka qenë në rënie, inflacioni është 12.3%, të ardhurat dhe investimet kanë rënë gjithashtu, por unë mund të them se piku i krizës ekonomike ka përfunduar”, deklaroi Putin.

Parashikimet e presidentit rus për ekonominë ishin optimiste. “Nëse kuotimi i naftës fiksohet në 50 dollarë për fuçi, atëherë vitin e ardhshëm vendi do të ketë një rritje ekonomike prej 0.7%, 1.9% vitin pasues dhe 2.4% në 2018-n”, sqaroi Putin.

Ulja e çmimit të arit të zi dhe sanksionet perëndimore e goditën fort ekonominë ruse, por megjithatë, siç vëren “The Economist”, borxhi i jashtëm është i ulët dhe sektori privat ka rezultuar një burim shumë i vyer të ardhurash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA