Tiranë, ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me 20 vjet burg

16/12/2015 08:15

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar, i dënuar me 20 vjet burg.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu drejt vendit tonë i 37-vjeçarit Osman Korpuzi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, që e ka dënuar Korpuzin me 20 vjet burg për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tenativë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA